Gjesti human i qytetares: Dhuroj një paruke për një grua që ka humbur flokët nga kimioterapia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.07.2025, 20:46

Një qytetare zemërgjerë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një gjest human, duke shprehur dëshirën për të dhuruar një paruke për një vajzë ose grua që ka humbur flokët për shkak të kimioterapisë dhe nuk ka mundësi financiare për të blerë një të tillë.

“Mirëmbrëma, dua të dhuroj një paruke për një gocë ose grua në nevojë, që i ka humbur flokët nga kimioterapia; ju lutem, shpërndajeni këtë mesazh për të ndihmuar dikë,” ka shkruar ajo.

Nëse njihni ndokënd që ka nevojë për këtë ndihmë, jeni të lutur të na kontaktoni.

Le të bashkohemi për të përhapur këtë iniciativë dhe për të sjellë një buzëqeshje në jetën e dikujt që po kalon një betejë të vështirë me jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit