Tiranë/ Sistemi nuk i regjistron gjobën, qytetari i penalizuar dyfish

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.07.2025, 19:55

Prej pesë ditësh, një qytetar tregon se ka marrë një gjobë nga Policia Bashkiake e Tiranës, por ajo nuk shfaqet në sistemin online dhe nuk mund të paguhet përmes platformave elektronike. Në tentativë për të përfituar nga ulja në pagesë, qytetari kontaktoi Policinë Bashkiake, e cila i kërkoi të paraqitet fizikisht për të marrë një dublikatë të fletës së gjobës, me arsyetimin se "nuk e kanë hedhur në sistem".

Ky rast hedh dritë mbi një problem serioz me transparencën dhe aksesin në informacionin publik. Qytetarët që humbasin fletën e gjobës, përballen me burokraci të panevojshme, pasi as bashkia dhe as policia bashkiake nuk ofrojnë zgjidhje digjitale. Kjo situatë jo vetëm që rrit mundësinë për abuzim, por penalizon qytetarët që duan të veprojnë në kohë dhe në përputhje me ligjin.

Denonimi:

Prsh JOQ! A mund t bëni 1 postim per gjobat e policisë bashkiake tiranë sepse kam 5 dit qe kam marr 1 gjobe dhe s me del ne sistem telefonoj policinë dhe me thotë hajde merr flet tjeter ketu qe ta paguash me ulje nese s vjen do e paguash te plote. Te shkoj tek zyrat e policisë bashkiake qe te marr dublikatën e fletes sepse un e fleten e kam humbur dhe se kam. Keta te bashkisë me than qe s kemi sistem duhet te vini fizikisht. Keta nuk e hedhin ne sistem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit