Bashkia Tiranë dhe Bin Bin po vjedhin qytetarët! “Skuterat nuk punojnë, por sërish të marrin lekët”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.07.2025, 19:07

Qytetarët e Tiranës po ankohen për shërbimin e kompanisë së scooter-ëve Bin Bin e cila operon me lejen e bashkisë së Tiranës. Përdoruesit raportojnë se shpesh herë scooter-ët nuk ndizen ose nuk zhbllokohen, ndërkohë që aplikacioni merr paratë nga llogaritë e tyre pa ofruar zgjidhje.

Problemi është bërë i përsëritur, ndërsa kompania ka hequr numrin e shërbimit ndaj klientit dhe nuk përgjigjet në asnjë mënyrë duke lënë përdoruesit pa mundësi për t’u ankuar apo për të marrë zgjidhje. Qytetari denoncues shkruan për JOQ se kjo shihet si vjedhje nga bashkia duke përdorur këto mjete elektrike.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ, ju shkruaj pasi nuk po di ku te drejtohem per nje ankese kundrejt kompanisë se scootersve Bin Bin qe operojne ne Tirane me lejen e bashkisë. U be e disata here qe kur tentoj te perdor scooterin pasi me behet aktiv ne aplikacion dhe nis te marri leket ose nuk ndizet ose nuk zhbllokohet dot celsi! Leket te merren nga llogarie gjithesesi. Ne fillime kane pasur numer sherbim klienti dhe te jepnin zgjidhje por tani e kane hequr dhe nuk te pergjigjet askush. As ne qkb numri qe kane seshte i sakte.

Nuk kane asnje adres email, dhe ne app sherbimi klientit te gjithe gjithmone prit dhe nuk te kontaktojne kurre. I kam shkruar leter edhe bashkise tirane qe kjo kompani po vjedh qytetaret dhe askush spo mban pergjegjesi. E vetmja arsye pse jam detyruar ti perdor eshte sepse edhe mua si shume te tjere ma kane vjedhur scooterin ne mes te dites ne Tirane. Mos te them qe mund te jete dhe kjo kompani qe po vjedh scooterat neper tirane ne menyre qe ti detyroje qytetaret te perdorin sa here.

Ja nje rast qe jam munduar te marr 2 here scooter dhe nuk punonin. Kam levizur me te tretin. Po te shikosh oren jane ndezur dhe fikur sepse nuk punonin. Duken pak leke nga 40, 80, por eshte bere e shpeshte dhe nuk me ka ndodhur vetem mua. Nese me ndodh prap do te te nis edhe video sepse sot ne mengjes nuk arrita ti beja qe nuk hapej scooteri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit