U bë kloun, por mbeti pa u bërë deputete! Kush ja bëri puçin Zegjinesë?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.07.2025, 18:13

Zegjine Çaushi, “muza” e PS në Fier, që u kthye në protagoniste të një telenovele politike, sot ka marrë lajmin më të errët të jetës së saj!

E famshmja kandidate socialiste e Fierit humbi mandatin e saj me 10 vota diferencë. Rinumërimi i kutive të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Fier, sapo i dha fund “dashurisë” së zjarrtë midis Gaz Bardhit dhe Zegjine Caushit!

Vendin e Zegjinesë e zuri Maldrita Bardho, një farmaciste e Fierit, teksa meraku më i madh është gjendja emocionale e Zegjinesë. Ëndrra e saj u shua sot, teksa stand-up komedia e krijuar para dhe pas zgjedhjeve u rrëzua nga fronti pa pritur si me magji.

Dihet gjë nga bëhet Zegjineja?! Rrjetet sociale të saj janë pushtuar nga heshtja! A mund të jetë në ndonjë fallxhore në Roskovec të Fierit për të rilexuar të ardhmen tani pas humbjes? Mos po i kërkon llogari Ballukut që përse nuk i dha atë që i premtoi para se ta kthente në kloun?

Një yll i PS u shua sot! Pyetja që lind: “Kush ia bëri puçin nga pas, parodistes së Fierit, Zegjine Çaushit? Kush e përdori dhe në fund e la pa karrige deputeti? Mos ka dorë Baulluku?! Apo ndoshta ata që vodhën votat në emër të Zegjinesë?!

Historia brenda PS ka provuar se Belinda ka dorë magjike, por varet për kë e përdor dhe varet a je bindur sa duhet. Humbja e ka lënë pa fjalë Zegjinenë, por mos të mos mërzitet. Vërtet u përdore si mish për top gjatë fushatës, edhe votat i rrëmbeve, por politika shqiptare nuk është histori dashurie politike, por dramë me komedi, një ditë je yll falë humbësve si Gazi dhe ditën tjetër je humbëse e përdorur si zar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit