Banorët e rrugës Fushë Arrëz në Kamëz po përballen çdo ditë me rreziqe serioze për jetën, për shkak të një shtylle elektrike të rrëzuar mbi rrugë e cila është lënë prej ditësh pa asnjë ndërhyrje nga autoritet. Pamjet tregojnë qartë se si kjo shtyllë ka rënë, teksa rrezikon banorët po jo vetëm.
Shtylla jo vetëm që pengon lëvizjen e qytetarëve po krijon rrezik të drejtpërdrejtë për aksidente fatale. Për më tepër sipas qytetarit denoncues, në të njëjtën rrugë është kryer një lidhje e rrezikshme e energjisë elektrike trefazore në shtyllat e internetit, me kabuj që kalojnë pranë linjave të tensionit të lartë dhe banesave.
Ky instalim i pasigurt jo vetëm që është i paligjshëm, por përbën një kërcënim serioz për jetën e banorëve. Këto të fundit kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse, OSHEE dhe bashkia Kamëz për të shmangur ndonjë tragjedi.
Denoncimi i banorit:
Pershendetje! Askush s’ka marre asnje mase rrezikohet jeta e kalimtareve adresa Kamez rruga fushe arrëz. Gjithashtu ne te njejten rruge eshte lidhur korrenti 3 fazor ne shtyllat e internetit dhe ne tensionin e larte ngjitur me shtepi banimi.