Zegjineja rrezikon ta humbasë mandatin pas rinumërimit në Fier

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2025, 15:12

Zegjine Çaushi rrezikon të humbë mandatin e fituar në zgjedhjet e 11 majit pas procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit.

Teksa numërimi po i afrohet fundit, rezultatet brenda Partisë Socialiste kanë pësuar një përmbysje sa i takon kandidatëve preferencialë. Zegjineja ka kaluar në disavantazh me 9 vota më pak se sa kolegia e saj Maldrita Bardho. Në numërimin e 11 majit, Zegjineja i mori mandatin Maldritës me 61 vota epërsi.

Rinumërimi i votave në Qarkun e Fierit u bë pas kërkesës së koalicionit “Shqipëria Bëhet”, drejtuar Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ky proces ka vënë në pikëpyetje dhe mandatin e 12 të Partisë Socialiste në Fier. Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te kutia e fundit që pritet të rinumërohet, e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse Çaushi do të mbajë apo do t’i dorëzojë mandatin Bardhos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit