Ivanka Trump poston foto nga Vlora

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.07.2025, 23:50

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka vizituar sërish Shqipërinë gjatë muajit qershor, së bashku me bashkëshortin Jared Kushner dhe fëmijët e tyre. Familja kaloi disa ditë në jug të vendit, ku shijuan bukuritë natyrore dhe detin shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ndau disa foto nga pushimet, ku shihet në bregdet përkrah të birit, duke dhënë pak nga atmosfera e relaksuar që kanë përjetuar gjatë vizitës.

Raportohet se vizita nuk ka qenë vetëm për qëllime turistike. Çifti Trump-Kushner kanë ndaluar edhe në ishullin e Sazanit, një zonë strategjike me vlera të larta turistike, ku është në fazë planifikimi një resort luksoz me pesë yje. Nuk përjashtohet mundësia që familja e njohur amerikane të jetë duke shqyrtuar një përfshirje në këtë projekt.

Gjithashtu, ata kanë qëndruar edhe në zonën e Zvernecit, një tjetër perlë e jugut shqiptar, ku gjithashtu flitet për plane të tjera zhvillimi në sektorin e hotelerisë dhe turizmit elitar.

Vizita e Ivanka Trump vjen si një tjetër sinjal se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e personaliteteve ndërkombëtare, jo vetëm si destinacion pushimi, por edhe si terren i favorshëm për investime të rëndësishme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit