S’kanë fund denoncimet për mungesën e ujit të pijshëm, qytetari nga Tirana: UKT nuk përgjigjet!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.07.2025, 21:57

Denoncime të panumërta kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për mungesën e ujit të pijshëm në shumë zona të vendit. Ky problem bëhet edhe më shqetësues në një periudhë ku temperaturat janë përvëluese dhe termometri ka shënuar rekorde.

Së fundmi, një tjetër denoncim i fundit vjen nga Tirana, ku një qytetar shkruan shprehet:

“Kemi gjithë ditën pa ujë në rrugën Prenk Jakova, Tiranë. Uji nuk ka ardhur fare gjatë gjithë ditës dhe rrjeti është komplet jashtë funksioni. Kemi telefonuar disa herë në të dy numrat që UKT ka vënë në dispozicion, por askush nuk përgjigjet. Ju lutem bëjeni publike që të na dëgjojnë, është e papranueshme kjo situatë në mes të verës!”

Ndërkohë, në redaksinë tonë kanë mbërritur dhjetëra ankesa të ngjashme nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Banorët raportojnë se nuk kanë pikë uji prej ditësh, teksa institucionet përgjegjëse heshtin.

Të gjithë e kujtojnë premtimin për “ujë 24 orë” që u përfol gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit. Sot, jo vetëm që uji mungon, por edhe zëri i atyre që duhet të japin llogari është zhdukur bashkë me premtimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit