“Çifti më i bukur i maturës”! Historia frymëzuese e Anteos nga Thumana

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.07.2025, 21:19

Një moment prekës që të përlot vjen nga Thumana, aty ku pak vite më parë tragjedia e tërmetit la plagë të thella, por dje një djalë i jashtëzakonshëm ka dhënë një shembull të fortë jete, force dhe elegance.

Anteo, një maturant në karrocë, nxënës i Gjimnazit “Ramazan Jangozi”, është shpallur nga zemrat e njerëzve si “Çifti më i bukur i maturës”, së bashku me shoqëruesen e tij elegante. Të dy shkëlqyen në mbrëmjen e maturës, por veçanërisht Anteo rrëmbeu admirimin e të gjithëve për kurajon, buzëqeshjen dhe shpirtin e tij luftarak.

Jo vetëm kaq, Anteo është një nxënës shembullor duke u bërë pjesë e një mesazhi të fortë pozitiv për gjithë rininë shqiptare.

Ky moment i veçantë është zhvilluar në Thumanë – vendi që dikur u gjunjëzua nga tërmeti, por sot ngrihet me krenari për djem si Anteo.

Le ta shpërndajmë këtë histori që t’i japim pak gëzim një djali që e meriton të gjithë dashurinë dhe respektin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit