I vodhi portofolin në banakun e lokalit: Nëse s’e kthen deri në mesnatë, do të denoncoj!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.07.2025, 20:42

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një vjedhje që ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij.

Ai ka dërguar pamjet filmike ku shihet një i ri që futet në lokal, ecën qetësisht drejt banakut, merr portofolin dhe largohet me një qetësi që, siç e përshkruan qytetari, është "e frikshme", sikur të ishte vetë pronari i biznesit.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth orës 10:15, mbi gjimnazin "Çajupi", pranë QSUT-së në Tiranë.

Denoncuesi i bën thirrje të riut që ta kthejë portofolin deri në mesnatë, pasi në të kundërt do ta denoncojë në polici.

“I jap afat deri në mesnatë për ta kthyer mbrapsht. Në të kundërt, do ta denoncoj në polici,” shprehet ai për redaksinë tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit