Elbasani në alarm! Vazhdon ndotja ekstreme, qytetarët mbyten nga tymi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.07.2025, 20:22

Një ndotje e jashtëzakonshme ka përfshirë sot qarkun e Elbasanit pas një zjarri të madh në pikën e grumbullimit të mbetjeve. Banorët raportojnë erë të padurueshme dhe re të dendura tymi, ndërsa ngrihet dyshimi i fortë se gjithçka është bërë me qëllim. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që administrojnë pikën e mbetjeve, nga punëtorët e deri te drejtuesit.

Siç u raportua më herët nga JOQ: në një video të dërguar në redaksinë tonë provohet qartë se punonjës të inceneratorit të Elbasanit i kanë vënë vetë flakën mbetjeve. Pamjet janë tronditëse dhe tregojnë hapur një masakër mjedisore, ku procesi i djegies kryhet në mënyrë të papërgjegjshme. Ky skandal ngre sërish pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin real të inceneratorit të Elbasanit – një projekt që prej vitesh është në qendër të akuzave për korrupsion, keqmenaxhim dhe shpërdorim fondesh publike.

Qytetarët janë të revoltuar dhe kërkojnë hetim të menjëhershëm për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj ndotjeje të qëllimshme, që rrezikon shëndetin dhe jetën e qindra banorëve.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Përshëndetje JOQ. I gjithë qarku i Elbasanit po përjeton një ndotje ekstreme nga djegia e mbetjeve në pikën e grumbullimit. Kush e mban përgjegjësinë për gjithë këtë ndotje? Duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që janë përgjegjës për landfillin, që nga punëtorët e deri tek drejtorët. Thuhet edhe se ia kanë vënë qëllimisht zjarrin sepse nuk kanë ku t’i çojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit