Humb 80-vjeçari në Kthesën e Kamzës, kërkohet ndihma e qytetarëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.07.2025, 19:09

Një 80-vjeçar është raportuar i humbur nga familjarët, pasi është parë për herë të fundit ditën e djeshme në zonën e Kthesës së Kamzës, pranë Pallateve të Verdha. Bëhet fjalë për Suljeman Dervishin, i cili ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Në momentin që është parë për herë të fundit, ai kishte veshur tuta dhe bluzë me ngjyrë të errët, si dhe shapka blu. Familjarët janë të shqetësuar dhe u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose kanë informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit 069 78 1 8080.

Çdo informacion mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit