“Jam diabetik, më rrezikuan jetën! Faqja online nga Kosova më mashtroi me mjaltë të rremë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.07.2025, 19:34

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast mashtrimi që mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Ai tregon se ka porositur një kavanoz mjaltë online nga një faqe në Kosovë, e cila garantonte për cilësinë dhe origjinalitetin e produktit. Por ajo çka mori ishte, sipas tij, një përzierje me sheqer.

"Jam diabetik. Nëse nuk do e kisha kuptuar në kohë, më rrezikonte jetën," shprehet qytetari, i cili ka dërguar edhe bisedën me faqen ku ata premtojnë cilësi dhe përgjegjësi të plotë për produktin.

Ai thotë se kreu disa prova që treguan se mjalti nuk ishte aspak natyral, dhe për këtë arsye kërkoi rimbursim. Por pas kërkesës, faqja nuk i është përgjigjur më.

"Ju lutem publikojeni, se të tjerët e blejnë me lekë dhe nuk e dinë rrezikun që marrin mbi shëndetin e tyre," thotë ai.

JOQ Albania do të vijojë të denoncojë raste të tilla që prekin shëndetin dhe xhepat e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit