Banorët në protestë: Oligarkët po ndërtojnë HEC! Duan të na marrin edhe ujin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.07.2025, 18:54

Prej disa ditësh, banorët e fshatit Kurdari në bashkinë e Klosit janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali nga firma “Doma” e Selim dhe Dorian Domës.

Protestuesit pretendojnë se projekti rrezikon t’u marrë përfundimisht ujin e pijshëm dhe burimet natyrore të fshatit, duke i lënë ata pa ujë për bujqësi dhe jetesë.

Sipas tyre, pavarësisht protestave të përditshme, kompania vijon punimet e shoqëruar nga fadroma dhe makineri të rënda, duke u mbështetur në një leje të lëshuar nga kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur projektin, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri në anulimin e punimeve.

Pamjet e siguruara për JOQ tregojnë grumbullimin e dhjetëra qytetarëve përpara mjeteve të ndërtimit, mes një tensioni të shtuar mbi fatin e ujit të pijshëm të komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit