Trump kërcënon Elon Musk me dëbim nga SHBA: Ndoshta duhet ta kthejmë në Afrikën e Jugut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.07.2025, 18:41

Një përplasje e re mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shpërthyer në SHBA, pasi presidenti kërcënoi se mund të shqyrtojë dëbimin e miliarderit nga vendi dhe ndërprerjen e kontratave qeveritare që kompanitë e tij marrin.

“Do ta shohim. Ndoshta duhet të dërgojmë DOGE për ta marrë Elonin. Ai merr më shumë subvencione se çdo njeri tjetër në histori. Pa to, ndoshta do të duhej të mbyllte gjithçka dhe të kthehej në Afrikën e Jugut,” tha Trump për gazetarët më 1 korrik.

Deklaratat erdhën pasi Musk kritikoi ashpër paketën e re fiskale të Trumpit në rrjetin X (ish-Twitter), duke paralajmëruar se do të mbështesë kundërshtarë republikanë në zgjedhjet parashkallore, nëse ligji kalon.

Musk reagoi menjëherë: “Po kërkoj që t’i ndërpresin të gjitha subvencionet. Tani.”

Sipas mediave amerikane, kompania të ndryshme të Musk, përfshirë Tesla dhe SpaceX, kanë përfituar mbi 38 miliardë dollarë nga kontrata, subvencione, kredi dhe lehtësime tatimore federale ndër vite. Trump thotë se miliarderi është kundër projektligjit vetëm sepse ai heq kreditet tatimore për blerësit e makinave elektrike.

Ndërkohë, përplasja vjen vetëm dy javë pasi Musk kërkoi të rregullonte marrëdhëniet me presidentin duke kërkuar falje për deklaratat e kaluara. Ai kishte drejtuar më parë një agjenci federale të krijuar nga Trump për të reduktuar shpenzimet e qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit