Skandal në Elbasan: Punonjësit e inceneratorit kapen në video duke i vënë flakën plehrave

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.07.2025, 18:10

Në videon e dërguar në JOQ, provohet se si punonjësit e inceneratorit të Elbasanit i kanë vënë flakën plehrave!

Një video e dërguar në redaksinë tonë ka provuat një masakër mjedisore, pasi tregon qartë momentin kur punonjës të inceneratorit të Elbasanit i vënë flakën mbetjeve. Pamjet shfaqin procesin e djegies së plehrave në mënyrë të papërgjegjshme, duke ngritur shqetësime serioze për ndotjen dhe abuzimin me fondet publike.

Rasti pritet të shkaktojë reagime të forta dhe hetime për mënyrën se si menaxhohet inceneratori, një projekt që prej vitesh është në qendër të akuzave për korrupsion dhe dështime në përmbushjen e funksionit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit