Në mes të sezonit, ujërat e zeza sheshit në Sarandë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.07.2025, 18:27

Në kulmin e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Sarandës po përballet me një problem serioz që hedh hije mbi imazhin e tij si destinacion pushimesh.

Pushuesit që kanë zgjedhur Sarandën për disa ditë relaks kanë denoncuar shpërthimin e ujërave të zeza pikërisht në mbrëmje, kur rrugët ishin të mbushura plot me turistë.

Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë për një situatë të papranueshme higjieno-sanitare, që ka shkaktuar shqetësim dhe indinjatë te vizitorët.

Shikoni çfarë ndodh në zemër të sezonit turistik në Sarandë. Ujërat e zeza shpërthejnë dhe turistët mbeten të shokuar,” shkruan denoncuesi i indinjuar.

Ndërkohë që kryetari i bashkisë Oltion Çaçi, vazhdon të publikojë në rrjete sociale pamje që paraqesin qytetin si të pastër dhe të mirëmenaxhuar, situata është ndryshe. Kontrasti mes propagandës vizuale dhe realitetit në terren ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e infrastrukturës urbane.

Ngjarje të tilla përbëjnë një reklamë të keqe për turizmin dhe rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e Sarandës në sytë e vizitorëve të huaj dhe vendas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit