Furgoni i miellit përmbyset në mes të rrugës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.07.2025, 16:48

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa–Kombinat, i njohur ndryshe si rruga e Ndroqit. Një furgon që transportonte miell është përmbysur në mes të rrugës, pranë një kthese të rrezikshme.

Pamjet e siguruara nga JOQ tregojnë mjetin e përmbysur, duke zënë një pjesë të madhe të karrexhatës. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar bllokime të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Shkaqet e saktë të përmbysjes mbeten ende të paqarta.

Duhet theksuar se segmenti ku ndodhi ngjarja është në kantier prej afro një viti, me punime të papërfunduara që e bëjnë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm. Autoritetet pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të rivendosur normalitetin në trafik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit