Babai denoncon humbjen e vajzës 15-vjeçare: Prej 6 ditësh nuk e kam parë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.07.2025, 15:57

Një baba në Tiranë ka denoncuar zhdukjen vajzës së tij të mitur dhe kërkon ndihmën për gjetjen e saj. E reja ka humbur prej datës 26 qershor, por denoncimi është bërë vetëm orët e fundit nga i ati i 15-vjeçares, i cili ka dhënë edhe informacionet që dispononte për rastin.

Policia nuk dha detaje për rrethanat e largimit të të miturës, nëse ka qenë një debat mes tyre që ka nxitur ikjen e saj apo shkaqe të tjera.

“Ditën e djeshme (30 qershor) kallëzoi Sh. D, se më datë 26 qershor është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit