Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në Indi, 36 të vdekur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.07.2025, 15:27

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një fabrikë kimike në shtetin jugor indian të Telanganës ka vrarë të paktën 36 persona të dielën. Autoritetet lokale u shprehën se pperacionet e kërkimit janë duke vazhduar. Kryeministri vendas Revanth Reddy konfirmoi se trupat e 36 personave ishin nxjerrë nga rrënojat.

Ai theksoi se kanë frikë se më shumë njerëz mund të jenë ende nën rrënoja. Reddy tha se gjithsej 143 persona ndodheshin brenda fabrikës Sigachi Industries në kohën e shpërthimit.

Kompania tha se vendi, i cili prodhon një substancë të përdorur në ilaçe dhe suplemente vitaminash, pësoi dëme të konsiderueshme dhe se operacionet atje ishin pezulluar për të paktën 90 ditë. Një hetim është nisur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. Aksidentet industriale janë të zakonshme në Indi, ku shumë kompani nuk i përmbahen standardeve të sigurisë në fuqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit