Zamir Meta, një baba mostër i cili u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12-vjeçare. Ngjarja është regjistruar në fshatin Sheqishte në Patos, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj dhe kishte shkuar tek fqinji pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.
Juela Meta, nëna e vajzës 12-vjeçare pak më herët, gjatë ditës së sotme tha se ngjarjen e kishte marrë vesh në polici ndërsa shton se burri i saj duhet të kalbet në burg për atë që ka bërë. 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç.
Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë. E mitura aktualisht është marrë nga shteti për trajtim, pasi kishte kaluar në depresion. Familja Meta kishte ardhur nga Gjermania para 20 muajve pasi kishin qëndruar pesë vjet atje.