Shkoi të ndihmojë mamanë por ra në burg, Gentit i duhen 3 mijë € për avokat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.07.2025, 15:48

Genti, një shqiptar që ndodhet në burgun e Petras në Greqi, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të bërë një thirrje për ndihmë ndaj të gjithë shqiptarëve.

Ai shkoi në Greqi për të punuar në mënyrë që të siguronte disa të ardhura, pasi nëna e tij do të kryente një operacion. Pavarësisht kësaj përpjekje, ai nuk mundi ta ndihmonte nënën e tij, pasi ajo ndërroi jetë.

Pas kësaj, Genti u arrestua nga policia në Greqi dhe prej kohësh po qëndron në qeli në pritje të dënimit të tij. Ndihma që ai kërkon nga shqiptarët është për disa para, në mënyrë që të ketë mundësi të marrë një avokat për ta mbrojtur në gjyqin që do të mbahet së shpejti.

“Kam nevojë vetëm për avokatin që të ketë diçka të më mbrojë sado pak, do ju isha shumë mirënjohës edhe pak kurajo nëse nuk kanë mundësi monetare. Unë doja të siguroja disa të ardhura për një operacion të nënës time, por ajo ndërroi jetë edhe mundi nuk është se më shkoi dëm, por bëra përpjekjen time, pavarësisht se e deshi zoti për vete,” shkruan Genti.

Kush ka mundësi dhe dëshirë për ta ndihmuar Gentin, mund të kontaktojë këtë numër 003 069 48 27 5691 në Viber dhe WhatsApp.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Duke qene se jeni faqja me e ndjekur ne Shqiperi edhe mbare boten nga shqiptaret, mora guximin te shkruaj edhe une sepse kam nevoje per ndihmen e shqiptareve ne keto momente te veshtira te jetes sime…

Une ndodhem ne burg ne Greqi pasi doja te siguroja disa te ardhura per nje operacione te nenes time po ajo nderroj jete edhe mundi nuk esht se me shkoj dem, por bera perpjekejn time pavarsisht se e deshti zoti me vete... Tani po vuaj denimin ne burg nuk jam denuar akoma por pritet te denohem edhe per te marr nje denim sa me te lehet do kisha nevoje sado pak do ishte e vlefshme per mua...

Kam nevoje vetem per avokatin qe te kete dicka te me mbroje sado pak... do ju isha shum mirenjohes edhe sikur pak kurajo edhe nqs skan mundesi monetare… Quhem Genti Gjoka, ndodhem ne burgun e Patres patra.

003 069 48 27 5691 ky eshte ëiber i nuses time cdo kontakt ketu ne viber. Ju falimderit zoti shperblime ju dhent ju o gazetar te JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit