E moshuara përplaset në vijat e bardha në Vlorë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01.07.2025, 12:33

Një grua rreth 65 vjeçe u godit teksa kalonte vijat e bardha në rrugën Transballkanike të Vlorës, ku më pas ndodhi një përplasje zinxhir mes dy automjeteve.

Një ngjarje e rëndë rrugore u regjistrua në një nga akset më të frekuentuara të qytetit të Vlorës, në rrugën Transballkanike. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, një automjet tip “Volkswagen Golf” përplasi një grua të moshuar, në momentin kur ajo po kalonte në vijat e bardha.

Pas përplasjes me këmbësoren, “Golfi” u godit menjëherë nga një tjetër makinë, një “Audi”, e cila nuk arriti të frenonte në kohë. Të dy mjetet u dëmtuan, ndërsa paniku përfshiu drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët.

Gruaja, rreth 65 vjeç, mbeti e plagosur me dëmtime në trup dhe gjymtyrë. Ajo mori ndihmën e parë nga qytetarë të rastësishëm, të cilët ndaluan menjëherë për ta ndihmuar, në pritje të ambulancës dhe shërbimit të emergjencës.

Më pas, u dërgua në spitalin e Vlorës për trajtim të specializuar. Burime nga urgjenca konfirmuan se, për fat të mirë, gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe mungesa e vëmendjes nga drejtuesit e mjeteve kanë qenë shkaktarët kryesorë.

Ngjarja ka ngritur shqetësim mes banorëve të zonës, të cilët prej kohësh kërkojnë shtim të masave për sigurinë e këmbësorëve, përfshirë sinjalistikë më të dukshme dhe rritjen e patrullimeve në orët me fluks të lartë qarkullimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit