Dy të rinj, të moshës 27 vjeç, janë kapur në flagrancë duke transportuar dhe shpërndarë kokainë me një automjet luksoz.
Dy të arrestuarit, banues në kryeqytet, u ndaluan nga forcat e rendit në aksin “Ura e Beshirit – Pezë”, ku gjatë kontrollit të makinës dhe banesave të tyre u gjetën dhe sekuestruan gjithsej 1 kilogram e 234 gramë kokainë.
Dyshohet se lënda narkotike ishte e destinuar për shitje me doza në zonat e Tiranës së Re, Kombinatit dhe Selitës.
Së bashku me drogën, policia sekuestroi edhe automjetin luksoz të tipit AMG që përdorej për shpërndarjen, si dhe dy celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.