36-vjeçari në Fier kryen marrëdhënie seksuale me vajzën e vetë të mitur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.07.2025, 10:16

Një ngjarje tronditëse dhe e turpshme është regjistruar në Fier. Shtetasi me iniciale Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e vetë të mitur 12-vjeçare.

Pas identifikimit të ngjarjes 36-vjeçari është vënë në prangat e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati. Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit