Instagram shton muzikën me zë të Spotify-it në Stories

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.06.2025, 23:37

Instagram-i tashmë lejon dëgjimin e këngëve të ndara nga Spotify direkt në Stories, duke sjellë një përvojë më të plotë pa lënë aplikacionin.

Instagram-i ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë se përdoruesit tani mund të ndajnë këngë nga Spotify në Stories bashkë me një paradhënie me zë. Deri më sot, ndarja e një kënge në Story thjesht shfaqte një imazh dhe një lidhje që të çonte në Spotify, por pa tinguj. Me përditësimin e ri, ndjekësit mund të dëgjojnë menjëherë një pjesë të këngës brenda vetë aplikacionit.

Ky ndryshim, ndonëse i vogël në pamje të parë, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një eksperience më të pasur për përdoruesit, duke lehtësuar shpërndarjen dhe zbulimin e muzikës në platformë. Tani, nuk është më e nevojshme të kalosh në aplikacione të tjera për të dëgjuar këngën që të ka tërhequr vëmendjen.

Vetëm pak javë më parë, Instagrami kishte shtuar mundësinë për të postuar këngë nga Spotify në seksionin Notes, duke lejuar përdoruesit të shfaqin në kohë reale shijet muzikore për ndjekësit e tyre. Këto funksione të reja pritet të rrisin kohën që përdoruesit kalojnë në aplikacion dhe të forcojnë pozicionin e Instagram si një platformë për zbulim muzikor.

Përditësimet muzikore janë gjithashtu pjesë e një strategjie më të gjerë për të konkuruar me TikTok-un, i cili ka ndikuar ndjeshëm në industrinë muzikore dhe renditjet globale të këngëve. Instagram-i synon të forcojë këtë segment për të mbajtur përdoruesit aktivë dhe të angazhuar.

Përveç kësaj, Instagram-i ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të prezantojë stile të reja të shkronjave për Stories dhe Reels. Ndër to, bie në sy një font i frymëzuar nga shkrimi i këngëtares së njohur Rosalia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit