U rrëzua nga kati i tretë teksa punonte, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.06.2025, 23:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Beratit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë kryerjes së detyrës.

66-vjeçari me inicialet R.H., punonjës i një firme ndërtimi, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në ndërtim. Pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Grupi hetimor ka nisur punimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë.

Ngjarja ngre sërish pikëpyetje mbi kushtet e sigurisë në kantieret e ndërtimit dhe mbrojtjen e jetës së punëtorëve, që shpeshherë ndodhen përballë rreziqeve të mëdha gjatë përditshmërisë së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit