“Thoshte që harron se kush është”, qytetarja gjen të moshuarën: A e njeh dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.06.2025, 22:38

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë shqetësimin e saj pasi ka hasur një zonjë të moshuar, e cila duket në gjendje jo të mirë mendore dhe mund të jetë në nevojë për ndihmë.

Sipas qytetares, zonja ndodhej pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë dhe pretendonte se quhej Vjolla Omeri, 71 vjeçe, banore në Kombinat. Megjithatë, për shkak të gjendjes së saj të rënduar, nuk dihet nëse informacioni është i saktë.

“Thoshte që përdor ilaçe sepse harron kush është. Ishte e çoroditur, nuk dukej mirë fare. Mund të jetë ndonjë nënë që familjarët po e kërkojnë me ankth,” – thotë qytetarja që e gjeti.

Zonja është dërguar në Komisariatin nr. 2, në Zyrën e Pritjes, në zonën e 21 Dhjetorit.

Nëse dikush e njeh apo ka informacion mbi të afërmit e saj, është i lutur të kontaktojë autoritetet përkatëse sa më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit