“Jeta është bërë e pamundur nga ndotja akustike, muzika mbi 100 decibel”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.06.2025, 20:43

Një qytetar nga Shëngjini i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem të përsëritur prej më shumë se një dekade: ndotjen akustike të shkaktuar nga muzika me volum të lartë në disa lokale të zonës.

Sipas denoncuesit, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ka bërë të pamundur jetesën në apartamentin e tij.

“Muzika tejkalon çdo normë të zhurmës normale dhe shpesh herë kap vlera mbi 100 decibel. Prej 10 vitesh përballemi me këtë fenomen, por askush nuk merr masa. Jemi pronar të hyrjes dhe qëndrimi në apartament është bërë i pamundur. Është folur për kontrolle dhe matje të nivelit të zhurmës, por në realitet asgjë nuk ka ndryshuar,” – thotë ai.

Ai ka dërguar gjithashtu një foto si provë, ku tregohet qartë niveli i lartë i decibelëve, duke përforcuar shqetësimin e ngritur.

Denoncuesi apelon për ndërhyrje urgjente dhe për vëmendjen e institucioneve përkatëse që të marrë fund kjo situatë e padurueshme për banorët.

@joq

Një qytetar nga Shëngjini i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem të përsëritur prej më shumë se një dekade: ndotjen akustike të shkaktuar nga muzika me volum të lartë në disa lokale të zonës. Sipas denoncuesit, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ka bërë të pamundur jetesën në apartamentin e tij. “Muzika tejkalon çdo normë të zhurmës normale dhe shpesh herë kap vlera mbi 100 decibel. Prej 10 vitesh përballemi me këtë fenomen, por askush nuk merr masa. Jemi pronar të hyrjes dhe qëndrimi në apartament është bërë i pamundur. Është folur për kontrolle dhe matje të nivelit të zhurmës, por në realitet asgjë nuk ka ndryshuar,” – thotë ai. Ai ka dërguar gjithashtu një foto si provë, ku tregohet qartë niveli i lartë i decibelëve, duke përforcuar shqetësimin e ngritur. Denoncuesi apelon për ndërhyrje urgjente dhe për vëmendjen e institucioneve përkatëse që të marrë fund kjo situatë e padurueshme për banorët.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit