Sali dhe Tit Xhebrahimi ndërtojnë pallat rrafsh me dritaret e qytetarit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.06.2025, 19:06

Një leje ndërtimi e kritereve të paimagjinueshme është dhënë nga Bashkia e Tiranës për të ngritur një pallat të ri në zonën e “Ali Demit” ngjitur me dritaren ekzistuese të shtëpisë së ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare Igli Allmuça.

Pallati, me 6 dhe 8 kate mbi tokë dhe dy kate parkimi nëntokësor, po ndërtohet nga kompania “Keam International” shpk, në pronësi të dy vëllezërve Astrit dhe Sali Xhebrahimi, secili me 50% të aksioneve në pronësi.

Fotot dhe videot e publikuara tregojnë qartë se godina e re është lejuar të ngrihet shumë pranë një banese ekzistuese, duke i bllokuar dritaret dhe pamjet e saj.

Në këtë banesë jeton Allmuça, i cili ka luajtur për disa nga skuadrat kryesore të Superiores. Ai ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke shpërndarë pamjet e punimeve dhe duke denoncuar situatën.

Allmuça ka treguar se banesa ku jeton është ndërtuar nga stërgjyshi i tij rreth viteve 1920 dhe është rikonstruktuar disa vite më parë. Por ndërtimi i pallatit të ri, sipas tij, i ka zënë dy dritare të shtëpisë së tij dhe gjithashtu dy dritare të banesës së fqinjëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit