Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi sot zonën e Campi Flegrei, pranë Napolit, në orën 12:47 të mesditës.
Epiqendra u lokalizua në Gjirin e Pozzuolit, përballë Kalasë së Baias, në një thellësi rreth 5 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë në shumë zona të Napolit dhe rrethinave, duke shkaktuar panik mes qytetarëve, por sipas autoriteteve nuk janë raportuar dëme në strukturat e ndërtesave.
Bashkia e Napolit në një reagim publik, konfirmoi se nuk ka pasur situata emergjente apo thirrje për ndihmë. Nga pamjet që janë bërë virale në intenet, duket një varkë pushuesish e cila tundent mbij unë në momentin e tronditjes së tërmetit.
Zona e Campi Flegrei është e njohur për aktivitet të lartë vullkanik e sizmik, dhe lëkundje të tilla mbeten të zakonshme, por kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.