Mbi 20,000€ çmimi për t’u zgjedhur MISS në Shqipëri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.06.2025, 16:09

Kompeticionet e bukurisë në Shqipëri vitet e fundit janë shndërruar në pazare mes organizatorëve dhe atyre që hedhin më shumë për të nxjerrë X vajzë si përfaqësuese të vendit tonë në arenën botërore.

Bukuria e fitueses matet me kush e ka xhepin më plot e kush të dashurit e tyre kanë më shumë influencë në tregun shqiptar...

Pavarësisht se vajza mund të mos i kapë standardet e bukurisë duke qenë "e bërë" me botoks, fillera në fytyrë e operacione plastike apo edhe 1.60 cm e gjatë me taka me xixa 20 cm të larta, të gjitha këto injorohen kur matet se kush prej të dashurve të tyre ka më shumë K në portofol.

Ky është një rast, e rasti tjetër është kur fituese zgjidhet një vajzë e "pa bërë" e cila nuk kap as standardet e bukurisë mesatare për të qenë përfaqësuese e vebdit tonë në këtë kompeticion mes qindra vajzash të tjera tejet të denja, të përzgjedhura për të mbushur thjesht numrin në këto kompeticione.

Burime për JOQ bëjnë me dije se çmimi i kurorës i ka kaluar mbi 20,000€ dhe vjen në rritje çdo vit që kalon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit