47-vjeçari në Vlorë aksidenton 19-vjeçaren ukrainase

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.06.2025, 15:47

Një 47-vjeçar duke drejtuar një mjet tip furgon ka aksidentuar një shtetase ukrainase 19-vjeçare. Bëhet me dije se e aksidentuara është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Sot, në rrugën “Sazani”, shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar shtetasen ukrainase V. P., 19 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital", njoftohet nga policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit