Gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës për Klube, një tifoze e zjarrtë e Lionel Messit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një gjest të pazakontë: ajo i ka propozuar martesë yllit argjentinas përmes një pankarte. Kjo skenë e veçantë është bërë menjëherë virale, duke u shpërndarë në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.
Zonja, e cila dukej me flokë të thinjura dhe e veshur me të bardha, nuk është ndalur pas refuzimit që thuhet se mori disa ditë më parë. Ajo është rikthyer edhe më e vendosur, këtë herë duke zbritur vetë në fushën e lojës me një pankartë ku shkruhej: "Mosha është vetëm një numër".
Në dorë mbante një trëndafil të kuq, duke e bërë momentin edhe më simbolik dhe romantik. Ndërsa Messi nuk është përfshirë më shumë në situatë, ai nuk e ka lënë pa një përshëndetje të shkurtër, gjest që është pritur me entuziazëm nga tifozja.
Pavarësisht kësaj skene që ka bërë xhiron e botës, nuk duket se ka pasur ndonjë reagim negativ nga bashkëshortja e Messit, Antonella. Mesa duket, ajo e ka marrë me sportivitet situatën dhe nuk është ndikuar nga përkushtimi i pazakontë i kësaj tifozeje.