Linku GoFundMe: Fundraiser by Albi Mara : Please Raise Funds for Critical Nose Surgery
Gazmir Gjata një i ri nga Mamurrasi ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi.
Në moshën 10-vjeçare Gëzimi pësoi thyerje të hundës pasi u rrëzua. Me kalimin e viteve kjo plagë ka sjellë pasoja të rënda për të, pasi kocka e hundës është dëmtuar dhe kërci që ndan dy vrimat e hundës është zhdukur plotësisht.
Pas disa vizitash, ai është diagonstifikuar me sëmundjen “Granulomatoza”, e cila i shkakton gjakderdhje, dhimbje, vështirësi në frymëmarrje dhe stres të përditshëm.
Gëzimi ka nevojë urgjente për ndërhyrjen kirurgjikale e cila kushton 15 mije euro, por kjo shumë është e pamundur për të dhe familjen e tij. Prandaj ai me dorën në zemër i lutet shqiptarëve bamirës që ta ndihmojnë për të përballuar këtë operacion.
“Nuk është e lehtë të kërkosh ndihmë, por këtë herë nuk kam zgjidhje tjetër. Nëse mund të më ndihmoni, sado pak, do të më jepni një mundësi për të marrë frymë si çdo njeri tjetër pa dhimbje, pa frikë dhe me shpresë,” shkruan ai.