Prej ditësh dhe javësh, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit po përballen me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk reagojnë. Një banor nga një fshat i rrethit të Sarandës denoncon se kanë një javë pa ujë sepse një bashkëfshatar ka hapur tubin kryesor që mbushet depoja e ujit dhe e ka lidhur me shtëpinë e tij.
Në Durrës lagjja Mirdita nuk ka ujë prej dy javësh, teksa banorët kanë mbetur në pikë të hallit në mes të stinës së verës ku uji është më i domosdoshëm se kurrë, ndërsa Emirjana Sako e bashkisë Durrës dhe Ujësjellës Kanalizimet nuk kanë marrë asnjë masë. Edhe në Lundër në tiranë denoncohet se ka një muaj pa ujë dhe askush nuk jep shpjegim.
Sot në mëngjes JOQ publikoi denoncimin e banorëve të Malizjani që shprehin shqetësimin se janë pa ujë prej disa ditësh. Edhe në 21 Dhjetor situata është po e njëjtë, banorët janë pa ujë në banesat e tyre dhe UKT me kryebashkiaken Anuela Ristani nuk gjen zgjidhje. Cerriku gjithashtu po vuan për ujë të pijshëm. Qytetarët kërkojnë zgjidhje dhe ndërhyrje të menjëhershme pasi në këtë sezon vere uji është domosdoshmëri, nuk është luks. Ujësjellës Kanalizimi i bashkive përkatëse përkatëse të zonave në fjalë duhet të ndërhyjnë.
Denoncimi 1
Pershendetje! Mund te beni publike nje shqetsim te na ndihmoni ju lutem? Kemi probleme me ujin. Jemi nje fshat i rrethit Sarande. Kemi nje jave pa uje se nje i cmendur nga fshati ka hapur tuben kryesore qe mbushet depoja e ujit edhe merr uje e dërgon ne shtepi. Tubi hekur eshte tubi kryesor qe dërgon ujin ne depon e fshatit. Tubi zi qe eshte futur e ka hapur zotëria.
Denoncimi 2
Pershendetje te nderuar! Banoj ne Durres lagje Mirdita. Kemi 2 jave pa uje nuk ka ardhur dite as nate asnje pike kemi bere ankese disa here askush nuk do t’ja dije fare jemi me femije te vegjel dhe me njerez te semure ne shtëpi. Ju lutem shume na ndihmoni!
Denoncimi 3
O JOQ, publikoje pak se Lundra socialiste ka nje muaj pa uje.
Denoncimi 4
Pershendetje! Jemi banore “Malaizjan” ne Tirane jemi pa uje për disa dite, ndersa autobotet e UKT furnizojne vetem persona te caktuar.
Denoncimi 5
Pershendetje! Ne mes te Tiranes, 21 Dhjetori kemi 2 jave pa pike uji dhe askush nuk vjen te bej gje. Po na qelben banjot, rrobat nuk eshte normale.
Denoncimi 6
Perendetje joq! Ne cerrik lagja nr 3 pa uje, ka 3 dite. Asnje informacion nga ujësjellësi. Nuk dimë ku te drejtohemi.
Denoncimi 7
Pershendetje JOQ, Himara ka diten e 3-te pa uje sot. Turistet ne Himare po largohen, pasi depozitat me uje qe kane patur shtepite dhe hotelet po mbarojne nje nga nje.E shte gjendje skandaloze.