Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, dy fëmijë në gjendje të rëndë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.06.2025, 10:35

Në orën 03:15 në një ndërtesë në Torino, Itali është regjistruar një shpërthim i fuqishëm. Pesë persona mbetën të plagosur, përfshirë edhe dy fëmijë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Një dymbëdhjetëvjeçar pësoi djegie në 30% të trupit, ndërsa një vajzë gjashtëvjeçare u plagos si pasojë e një muri që u shemb.

Ekipi i kërkim shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për të gjetur një person që rezulton i zhdukur. Shpërthimi ndodhi në një papafingo në katin e sipërm të ndërtesës dhe më pas u përhap edhe në dy apartamente të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit