Një qytetar ka ndarë një përvojë shqetësuese nga një lokal ku punon si barist. Teksa përgatiste një makiato, ai vëren një zhurmë të pazakontë në kutinë e qumështit. Kur e hap, zbulon brenda saj copa të dyshimta, të ngurta, që nuk dihet çfarë janë.
“Ky është qumështi që marrim për makiato çdo ditë, dhe kur e hapa, dolën copa brenda. Çfarë janë këto grimca? Si përfundojnë në një produkt që e konsumojmë përditë?” – shprehet ai për JOQ Albania.
Rasti ngre pikëpyetje serioze për kontrollin e cilësisë së produkteve që përfundojnë në tavolinat tona. Çfarë garancie kemi për qumështin dhe ushqimet e tjera që i besojmë përditë shëndetin tonë?
Autoritetet përgjegjëse duhet të hetojnë menjëherë për origjinën dhe përbërjen e këtyre substancave dhe të marrin masa për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve.