URGJENTE/ Zhduket 12-vjeçari nga Elbasani, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.06.2025, 23:51

Një rast shqetësues është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e një fëmije të mitur, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë prej disa ditësh.

Bëhet fjalë për Arianito Zariqin, 12 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 20 qershor.

Sipas informacionit të dhënë nga nëna e tij, ai është parë për herë të fundit në stacionin e autobusëve për në Tiranë, dhe prej asaj dite nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen apo gjendjen e tij.

Familjarët janë të dëshpëruar dhe bëjnë apel urgjent për ndihmë nga qytetarët, ndërsa nëna e të miturit tregon se ka bërë denoncim në polici, por deri tani nuk është marrë asnjë informacion zyrtar nga autoritetet.

“Kërkojmë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë ose të ketë informacion. Djali im është vetëm 12 vjeç, nuk dimë asgjë për të që nga data 20. Policia nuk na ka kthyer asnjë përgjigje deri tani,” – shprehet e ëma.

Kushdo që ka informacion rreth Arianitos, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin: 0693954449

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit