‘Tit Kavasani’ shtrin rrjetat në Dibër! A është normal ky lloj peshkimi?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.06.2025, 19:30

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të raportuar një rast peshkimi të pazakontë në zonën e Dibrës.

Dy persona, njëri prej të cilëve në video thërritet me emrin “Tit Kavasani”, kanë shtrirë rrjetat dhe kanë peshkuar çfarë u ka dalë para.

Por qytetari që ka dërguar pamjet e ka të paqartë nëse ky lloj peshkimi është i lejuar në këto zona, të cilat konsiderohen ujëra të brendshëm (lumenj, liqene).

“A është normale ky lloj peshkimi?” pyet qytetari, duke pasur parasysh se rrjeta mund të shkaktojë një dëm të konsiderueshëm në ekosistem, duke kapur dhe peshq të përmasave të vogla, të cilët nuk lejohen të peshkohen.

Sipas rregullores së peshkimit, në lumenj lejohet vetëm peshkimi sportiv me grep, pasi të peshkatarët të jenë pajisur me leje përkatëse nga autoritetet kopetente, ndërsa peshkimi me rrjeta është i ndaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit