Një tjetër pushues humb jetën në Durrës, ambulanca shkoi pa mjekë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.06.2025, 18:48

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Durrësit, në zonën e Sektorit Rinia, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, teksa sipas qytetarëve që kanë qenë prezentë, viktima është një djalë rreth 35-vjeç. Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duken disa qytetarë që e marrin të riun me barelë dhe e dërgojnë drejt ambulancës.

Sipas informacioneve paraprake, ambulanca është vonuar më shumë se 30 minuta për të shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka pasur as staf mjekësor.

I ka ra infrakt a eshte mbyt se di! Por rreth te 35 save ishte djali, ka vdek nsektor. Eshte vonu me tepër se 30 min ambulanca. Kur ka ardh ka ardh pas staf, vetem ata qe e kan kap e kan cu nbarrele,” shkruan një qytetar.

Ky është rasti i dytë brenda disa orëve ku pushuesit po humbin jetën për shkak të vonesës së ndihmës mjekësore. Pak pas mesditës së sotme një tjetër pushues humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ambulanca shkoi një orë më vonë se sa u njoftua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit