Ra nga 100 metra lartësi, alpinisti 59-vjeçar shqiptar në Itali humb jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.06.2025, 16:41

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Shqiptari Gëzim Iljazi, 59 -vjeç, banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën. Vdekja e tij erdhi pasi u rrëzua nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.

Mediat italiane shkruajnë se në momentin e aksidentit, 59-vjeçari po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij dhe më pas vetë viktima. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por, Iljazi humbi jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit