Cigaret elektronike lëshojnë metale toksike, dëmtojnë mushkëritë dhe indet e trupit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.06.2025, 16:27

Një studim i fundit nga Universiteti i Kalifornisë, Davis ka hedhur dritë mbi rreziqet e cigareve elektronike njëpërdorimshe, të cilat për vite me radhë janë promovuar si më të sigurta se duhani. Studiuesit analizuan disa lloje të vape-ve aromatike nga markat më të njohura dhe zbuluan se këto produkte lëshojnë sasi të larta metalesh toksike si plumbi dhe nikeli, që janë të lidhura me dëmtime serioze të mushkërive dhe indeve të trupit.

Një nga pajisjet e testuara çliroi më shumë plumb për një ditë përdorimi sesa 20 pako duhani tradicional, duke e bërë rrezikun potencialisht edhe më të madh. Studiuesit paralajmëruan se nivelet e metaleve ishin aq të larta sa që tregonin për defekte të mundshme në prodhimin e tyre.

Kjo gjetje është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh popullaritetin e tyre në mesin e të rinjve. Pavarësisht se aromat e vape-ve nuk janë të ligjshme për shitje në SHBA, ato vazhdojnë të qarkullojnë në treg në mënyrë ilegale, me një vlerë shitjesh që ka arritur mbi 2.4 miliardë dollarë vetëm në një vit. Ekspertët kërkojnë masa urgjente për të ndaluar përhapjen e tyre, pasi mungesa e rregullimit zyrtar lë hapësirë për abuzim dhe rrezik të lartë për shëndetin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit