Një ditë më parë në qytetin e Vlorës u regjistrua një ngjarje tragjike. Një grua humbi foshnjën ende pa lindur. Pas kësaj, babai i foshnjës, bashkëshorti i gruas shtatzënë ka denoncuar në polici gjinekologen në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.
Gjinekologia Marjeta Boraj, 66 vjeçe do të hetohet në gjendje të lirë për neglizhencë në trajtimin mjekësor që dyshohet se ka çuar në humbjen e një foshnjeje ende të palindur. Ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi L. H., me pretendimin se si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, bashkëshortja e tij ka humbur foshnjën ende të palindur