Vdes tragjikisht pushuesi 67 vjeçar në Divjakë, ndihma e mjekëve e vonuar

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29.06.2025, 15:26

Një 67-vjeçar nga Elbasani humbi jetën në shezlong, vonon ndihma mjekësore duke sjellë kështu fundin e hidhur pas një infrakti

Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në plazhin e Divjakës, ku një pushues humbi jetën papritur, duke tronditur të pranishmit. Viktima është identifikuar si Tomorr Muça, 67 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej në shezlong kur pësoi një ndalesë të menjëhershme kardiake.

Sipas dëshmitarëve okularë, Muça ndjeu shqetësim të menjëhershëm shëndetësor dhe humbi ndjenjat ndërsa pushonte. Personat përreth reaguan me shpejtësi, përfshirë edhe pronarin e një biznesi z. Gazmir Mali, duke u përpjekur t’i ofrojnë ndihmën e parë dhe duke njoftuar urgjencën mjekësore.

Ekipi shëndetësor i qendrës së Divjakës mbërriti me vonesë dhe ndërhyri për ta reanimuar, por fatkeqësisht përpjekjet e mjekëve nuk dhanë rezultat. Burime zyrtare konfirmuan se 67-vjeçari kishte pësuar një infarkt akut të miokardit.

Mjekët bënë të ditur se ndihma u dha në kohë dhe me protokollet e nevojshme, por gjendja shëndetësore e viktimës ishte tepër e rënduar. Ai nuk arriti t’i mbijetojë goditjes së zemrës që e la pa shenja jete në vend.

Trupi i pajetë u transportua më pas për në morg, ndërsa autoritetet janë vënë në lëvizje për të njoftuar familjarët dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit