Vajza me skuter s’i trembet vdekjes, futet në mes të autostradës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.06.2025, 14:57

Skuterët elektrikë po kthehen gjithnjë e më shumë në burim rreziku për jetën e përdoruesve të tyre dhe për të tjerët në rrugë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Pas aksidentit të ndodhur disa ditë më parë, ku tre fëmijë u përplasën nga një automjet, si dhe disa incidenteve të ngjashme në Durrës, sot një tjetër rast është regjistruar në kryeqytet. Një 17-vjeçar ka përfunduar në spital me plagë në trup, pasi u përplas nga një shofer 40-vjeçar.

JOQ Albania ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme për mungesën e sigurisë që ofrojnë këto mjete, të cilat qarkullojnë pa asnjë standard të përcaktuar. Shpesh, vetë drejtuesit e skuterëve janë shkaktarë të aksidenteve, për shkak të mënyrës së papërgjegjshme të drejtimit dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Një qytetar ka denoncuar një tjetër rast në redaksinë tonë. Në një video të regjistruar në Unazën e Madhe, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, shihet një vajzë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në mes të autostradës me një skuter elektrik, një veprim i ndaluar me ligj, pasi këto mjete nuk lejohen të qarkullojnë në autostrada.

Për të parandaluar ngjarje me pasoja të rënda, është urgjente vendosja e rregullave të qarta në kodin rrugor për përdorimin e skuterëve elektrikë, duke përfshirë kushte për drejtimin, moshën minimale, dhe detyrimin për mjete mbrojtëse. Në të kundërt, rreziku për aksidente të rënda do të vijojë të rritet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit