“I thashë mbushe plot! Sarbatori merr 60 litra, ai futi 68. Si ka mundësi?”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.06.2025, 14:13

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast abuzimi me pikat e karburantit në vendin tonë, dhe për të pyetur qytetarët nëse u ka ndodhur ndonjëherë e njëjta gjë.

Ai tregon se shkoi për të furnizuar makinën e tij, e cila ka një sarbator me kapacitet 60 litra. “I thashë punëtorit mbushe plot, hodhi 68 lita! Si ka mundësi, i ka ndodhur dikujt tjetër kjo?” pyet qytetari.

“Prsh joq. I thash nje puntori te nje karburant nga keta te famshit ma mbush plot dhe une sarbatorin e kam 60 litra ai me hodhi 68 litra. Si ka mundsi? I ka ndodh dikujt tjeter kjo? A bejne kontrolle keta qe kane per detyre neper karburante apo percillen me ndonje kafe sic ndodh rendomte ne Shqiperi?” thotë ai.

Qytetari ngre shqetësimin e mundësisë së abuzimeve me pompat e karburanteve, teksa thotë se çmimi është ndër më të shtrenjtët. Ai pyet nëse ka ndonjë institucion që i kontrollon veprimtarinë këtyre pikave të karburantit, apo ato lihen të lira të abuzojnë me qytetarët?

“Mire qe e paguajme me shtrenjt se cdo shtet tjeter po keta ta fusin dhe ne peshore. Funksionon me ky shtet i korruptuar? A bejne kontrolle keta qe paguhen me taksat tona?” përfundon ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit