Aksident tjetër me monopatinë në Tiranë, shoferi përplas me makinë një 17-vjeçar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.06.2025, 14:00

Përsëri është regjistruar një aksident me monopatinë në Tiranë. Një 17-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes 17-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. Q., 40 vjeç. Policia rrugore po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë për aksidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit