“Tarkhan Dress”, fustani 5 mijë vjeçar që dëshmon hijeshinë dhe mjeshtërinë e Egjiptit të lashtë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.06.2025, 13:42

Tarkhan Dress konsiderohet si veshja më e vjetër e qepur me dorë që është zbuluar deri më sot. E punuar në lino dhe me një dizajn elegant jakë në formë V dhe pala të lehta që krijojnë një lëvizje të natyrshme kjo veshje është një dëshmi e hershme e mjeshtërisë së qepës në Egjiptin e lashtë. Ajo i përkiste një vajze me trup të hollë dhe delikat dhe i përket periudhës së Dinastisë së Parë, rreth vitit 3200 para erës sonë, kur Narmer bashkoi mbretërinë dhe nisi sundimi i centralizuar i faraonëve.

Studiuesit kanë treguar se stili i këtij fustani është i krahasueshëm me veshjet ceremoniale që përdoreshin në varrime në atë kohë. Megjithatë, gjurmë të dukshme të konsumimit në disa pjesë të tij tregojnë se nuk është qepur vetëm për qëllime mortore. Përkundrazi, ka shumë gjasa që të jetë veshur edhe gjatë jetës, ndoshta në raste të veçanta ose ceremoni të rëndësishme.

Zbulimi i këtij fustani ndodhi në vitin 1913 gjatë gërmimeve në nekropolin e Tarkhan, ku u identifikuan rreth 2 mijë varre. Në fillim, shumë nga pëlhurat e gjetura nuk morën vëmendjen e duhur, por në vitin 1977 ekspertët e Muzeut të Londrës iu rikthyen analizës së tyre. Kërkimet e mëvonshme konfirmuan se bëhej fjalë për një shembull të jashtëzakonshëm të punës së dorës dhe estetikës që kishin egjiptianët që 5 mijë vjet më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit