Një aksident rrugor është regjistruar në Dimal, në lagjen "4 Shtatori", qarku Berat.
Një makinë ka përplasur një 82-vjeçar që udhëtonte me biçikletë. Pas ngjarjes shoferi u largua nga vendi i aksidentit. Nga këqyrja e kamerave policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë i lënduari Sotir Koraqe, u transportua në spitalin e Beratit ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.